15.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

8 MARSI / Imami Mavraj: Ku e gradon Krijuesi, femrën që përgatitë Syfyrin dhe Iftarin

Mulla Muhamed Mavraj – Imam i Bashkësisë Islame të Pejës, ka qenë i ftuari i Programit të Natës ‘Mesazhet fetare’ në ‘RADIO 1’, program që organizohet çdo të Premtë mbrëma nga ora 22:00, në respekt të Muajit të Madhërishëm RAMAZAN, e i cili mundësohet nga ‘Family AGUSHOLLI Sweets’ dhe ‘SEDEFI’.

Përballë Fitim Behlulit, në mesin e shumë temave që janë ngritur, Mavraj është ndalur edhe tek shpërblimi i Zotit, ndaj femrës e cila gjatë këtij Muajit të Madhërishëm për besimtarët islam, përgatitë sofrën e SYFYRIT dhe të IFTARIT, temë që ndërlidhet edhe me ditën e sotme, 8 Marsin – që njihet si Dita Ndërkombëtare e gruas.

Mavraj në këtë pjesë, duke cituar një dijetar islam, ka treguar se cila është vlera e përgatitjes së këtyre sofrave.

‘Përsoni i cili përgatitë Syfyrin apo Iftarin, është personi i cili ka më së tepërmi shpërblime tek Krijuesi. Andaj, ne duhet vetëm të themi që përgëzime për ju nëna, motra, vajza… për ju që përgatisni Iftarin apo syfyrin për agjëruesin.’-tha Mavraj./Njeshi&RADIO 1/

VIDEO:

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...