7.2 C
Pec
E hënë, 20 Janar, 2025

85% e shtojcave dhe aplikacioneve të Chrome nuk kanë politika privatësie

Një raport i ri nga Duo Security duhet tu shqetësojë. Raporti thotë se 180,000 aplikacione dhe shtojca të Chrome janë të ekspozuara.

Nëse jeni përdorues i rregullt i shfletuesit Chrome padyshim duhet të shfrytëzoni edhe shtojcat që ofron përmes Chrome Web Store.

Megjithatë një raport i ri nga Duo Security duhet tu shqetësojë. Raporti thotë se 180,000 aplikacione dhe shtojca të Chrome janë të ekspozuara.

85% e tyre nuk kanë politika privatësisë që do të thotë se zhvilluesit mund të përdorin të dhënat tuaja si të duan.

Në procesin për të ndërtuar një mjet i cili analizon shtojcat e Chrome për sigurinë e tyre, Duo gjeti se 120,000 aplikacione nuk kanë politika privatësie. 35% e tyre mund të lexojnë të dhënat e çdo sajti që ju vizitoni. 32% përdorin librari nga palë të treta dhe 77% nuk kanë sajt suporti.

Në postimin në blog Duo thotë se njerëzit zakonisht japin leje për shtojcat pa mësuar më shumë rreth tyre. Në Tetor zhvilluesit e shtojcave për Chrome u goditën nga një sulm masiv phishing.

Megjithatë Google thotë se ka marrë masa për të bllokuar instalimin e shtojcave jashtë Web Store si dhe vendosur rregulla për përmirësimin e privatësisë dhe sigurisë.

Por të dhënat e Duo thonë se më shumë duhet të bëhet në këtë drejtim. Mbase ju duhet të mendoheni dy herë tani përpara se të përdorni shtojca nga zhvillues pak të njohur. 

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...