18.8 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Superliga: Drita fiton në shtëpi, Ballkani e Ferizaj marrin pikë si mysafirë

Llapi ka barazuar në shtëpi ndaj Ballkanit në kuadër të xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshja përfundoi 1 me 1. Mysafirët shënuan golin e parë në minutën e pestë përmes Topallit. Kurse ka barazuar nga penalltia Mentor Zhdrella në minutën e 84-të.

Me këtë barazim Llapi merr vendin e dytë me 48 pikë, një më shumë se Prishtina që ka një lojë më pak tani. Kurse Ballkani në vendin e gjashtë ka 29 pikë.

Në dy ndeshjet tjera sot:

Drita mposhti Lirinë me rezultat prej 2 me 0. Shaqiri e Haxhimusa shënuan golat e fitores për Dritën në pjesën e dytë.
Me këtë fitore Drita në vendin e katërt tani ka 38 pikë. Derisa Liria në vendin 11 ka 24 pikë.


Kurse në sfidën ndërmjet Drenicës e Ferizajt nuk u shënua asnjë gol dhe ekipët morën nga një pikë në këtë takim.
Drenica në vendin e pestë ka 30 pikë, kurse Ferizaj në vendin e 10 ka 25 pikë.

Nesër zhvillohen dy ndeshje tjera të javës së 23-të në ora 14:00, ku takohen Feronikeli – Trepça’89 dhe Gjilani – KEK-u, derisa ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Flamurtarit, do të zhvillohet më 27 mars./Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...