20.8 C
Pec
E shtunë, 30 Shtator, 2023

9 persona të lënduar në aksidentin në magjistralen Prishtinë-Pejë, mes tre veturash dhe një kombanjeri

Nëntë persona kanë pësuar lëndime në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar në ‘RADIO 1’, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pjesës, Fadil Gashi.

Ai tha se në këtë aksident i cili ka ndodh saktësisht në fshatin Gllaviqicë janë përfshirë tre vetura dhe një kombaj.

“Rreth orës 17:40 në magjistralen Pejë-Prishtinë, janë përfshirë në aksident tri vetura dhe një kombaj. Nga ky aksident kanë pësuar lëndime nëntë persona”.

Gashi tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme./RADIO 1/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...