Në Kosovë, 93.49 për qind e popullsisë është deklaruar se i përket besimit Islam.
Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, në prezantimin e rezultateve përfundimtare të popullsisë.
Struktura fetare e Kosovës dominohet nga besimi islam, ndërsa grupet ortodokse dhe katolike përfaqësojnë grupet më të mëdha të minoriteteve fetare.
93.49 për qind e popullsisë i përket besimit islam, 2.31 për qind atij ortodoks, 1.75 për qind katolikë, të tjerë 1.75 për qind, asnjë besim 0.50 për qind dhe pa përgjigje 1.50 për qind.
Gjatë prezantmit të këtyre të dhënave, u njoftua se në Kosovë jetojnë 1 milion e 586 mijë e 659 banorë.
“Nga regjistrimi i vitit 2024 del se Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë”, tha Kastrati.
Këto të dhëna paraqesin vetëm popullsinë rezidente në Kosovë, pasi që procesi i regjistrimit të diasporës ende vazhdon. Deri më tani janë regjistruar rreth 550 mijë persona nga diaspora. /Njeshi/