Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të hënën, më 11 nëntor, për të miratuar buxhetin për vitin 2025.
“Nuk është që kemi ende qëndrim pasi që ka material që duhet me u analizu dhe me u pa se çfarë rrjedhjash ka dashur qeveria të ketë prurje me projektbuxhetin e ri. Mbetet me e vlerësu”, tha Rrahmani
E deputeti tjetër nga Lista për Familjen, Visar Korenica u shpreh se nuk do të ketë kushte por se do të analizojnë projekt-buxhetin.
“Nuk ka kushte. Ajo që duhet me kuptu për buxhetin është se çdo projekt i përfshirë brenda në buxhet, nëse është në të mirë të vendit ka me u mbështet. Dhe çdo tentativë për keqpërdorim të buxhetit ka me u kundërshtu”, shtoi ai./Njeshi/