16.8 C
Pec
E enjte, 22 Maj, 2025

A do ta votonte PDK Limajn për kryetar Kuvendi? – Limaj nuk duhet me u ngutë, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se nëse Fatmir Limaj bashkëpunon me Albin Kurtin sigurisht që nuk e votojnë për kryetar të Kuvendit.Ai tha se nuk i takon të gjykojnë partitë tjera.

Por i sugjeroi Limajt të mos ngutet e të pres, sepse Kushtetuta e parasheh edhe opsionin tjetër për formimin e Qeverisë.

“Fatmir Limaj duhet me vendos vet për të ardhmen e tij politike, nëse ka vendosur të ardhmen politike, nëse ka ardhmëri politike me Albin Kurtin, normal që s’mundet me marrë mbështetje as votë te na. Nuk është nder i madh me të propozu Albin Kurti”.

“I kam thënë edhe në takim, neve si parti politike s’na takon me I gjyku partitë e tjera. Por jam i bindur që nuk duhet me u ngutë me bë marrëveshje me Albin Kurtin, sepse Albin Kurti nuk mundet me u bë kryeministër, e nuk do të jetë kryeministër. E mirë është mos me mujt me i ndihmu. Ne po i themi prit, kushtetuta e parasheh”, ka thënë Krasniqi/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...