23.3 C
Pec
E diel, 7 Gusht, 2022

A do të ndryshojë politika e jashtme gjermane, pas Merkel?

“Nga një kancelar federal pritet që ai të jetë me përvojë në politikën e jashtme apo atë europiane.” Kreu i ri i Partisë Kristiandemokrate, CDU, Armin Laschet e tha këtë në një intervistë për Reuters, duke u ngritur më lart  në çështjen e kandidaturës për kancelar nga rivali i tij. Por Markus Söder, kryeministri bavarez dhe kreu i Partisë Kristiansociale, CSU u kundërpërgjigj menjëherë.

Ai ka biseduar tre çerek ore me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe ka arritur në përfundimin, se ka “ujdi të mëdha” me të. Në bisedimet, në anglisht, është bërë fjalë për projekte të përbashkëta të aviacionit si për shembull avioni i përbashkët luftarak evropian.

Për shkak se në Bavari e kanë qendrën disa sipërmarrje të rëndësishme të avacionit civil dhe luftarak, Söder me këtë fiton pikë si në politikën e jashtme ashtu edhe atë ekonomike. Që në tetor, Markus Söder ka kërkuar një rol më aktiv të Gjermanisë në politikën e jashtme.

Rritja e rëndësisë së Gjermanisë

Ky është vetëm një shembull, se si aspirantët për postin e kancelarit po pozicionohen ndërkohë në politikën e jashtme, para se të përcaktohet deri në fund të pranverës, se kush do të futet në garën për kancelar nga Unioni CDU/CSU. Johannes Varwick, profesor për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Halles mendon se detyrat që do ketë përpara Söder apo Laschet nuk janë të lehta. “Çdo pasues i një kancelereje që ka përvojë në politikën e jashtme për më shumë se një dekadë e gjysmë dhe është sprovuar në një sërë krizash do duhet të piqet njëherë në këtë rol. Nga ana tjetër pesha politike e Gjermanisë në vitet e fundit është rritur dukshëm dhe asnjë kancelar nuk mund të bjerë më poshtë se kërkesat. Përkundrazi: Ndryshimi i personelit do të rrisë presionin për pozicionim në çështje kardinale.”

“Evropiani” dhe “letra e bardhë”

Armin Laschet ka më shumë përvojë politike europiane, që nga biografia e tij. Ai është rritur në trekëndëshin Gjermani-Belgjikë-Holandë, herët ai zhvilloi vetëdijen se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi europian. Edhe në kohët e Coronës, Laschet i ka mbrojtur kufijtë e hapur. Nga vitit 1999-2005 ai ka qenë deputet në Parlamentin Europian, i përqëndruar në çështjet e politikës së jashtme. Gjithmonë ai ka kërkuar më shumë guxim për integrimin europian.

Tek Markus Söder nuk e gjen dot një angazhim të tillë. Eksperti Johannes Varwick e quan Söder në drejtim të politikës së jashtme europiane ende “një letër të bardhë”. Thorsten Benner, drejtues i Institutit të Berlinit për Politikën Publike Globale shkon edhe më tej. Söder ka “pak ose aspak lidhje emocionale me projektin europian dhe nuk do të trembet para agjitimit oportunist kundër Brukselit, nëse kjo e ndihmon për politikën.”

Të dy politikanët i bashkon përqëndrimi më shumë tek BE e Franca, se tek SHBA. Kujtojmë se Angela Merkel në vitin 2003 si kryetare e CDU-së udhëtoi demonstrativisht në Uashington dhe mbështeti presidentin Bush në luftën e Irakut, atëherë kur një shumicë e gjermanëve ishin kundër, ashtu si edhe kancelari socialdemokrat, Gerhard Schröder.

Marrëdhëniet transatlantike gjatë katër viteve me Trump u bënë të vështira. “Amerika ishte për ne gjithmonë vendi i lirisë dhe i demokracisë”, u shpreh Armin Laschet në fjalimin e tij për në garën për kryetar të CDU-së duke iu referuar mësymjes së Kapitolit. Kurse Söder është shprehur, se dashuria e tij për Amerikën u vu në një provë të vështirë në katër vite me Trumpin. Të dy i vendosin shpresat tek presidenti i ri, Joe Biden. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Biden u bëri thirrje partnerëve. “Aleanca transatlantike u kthye.”

Por afrimi i Bidenit nuk është pa kushte. Ai kërkon për shembull si paraardhësi i tij që partnerët të rrisin shpenzimet e armatimit dhe të marrin më shumë përgjegjësi në fushën e politikës së sigurisë. Söder është parimisht dakord, por thekson se “ne nuk jemi fëmijë të vegjël. Ne jemi partnerë, as vasalë dhe as të nënshtruar”, tha ai para pak ditësh për agjencinë AP. Edhe Laschet e mbështet synimin e NATO-s që shtetet anëtare të shpenzojnë 2% të kapacitetit ekonomik për mbrojtjen, në një kohë që Gjermania është larg këtij synimi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...