4.5 C
Pec
E mërkurë, 22 Janar, 2025

A do të sillet Kurti me forcë në Prokurori për intervistim? Përgjigjet Kryeprokurori Isufaj

ART

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj në konferencën e fundvitit është pyetur edhe për refuzimin e Kryeministrit Albin Kurti për të shkuar në Prokurori për intervistim, e nëse ky refuzim do të bëjë që ai “të sillet me forcë”

Ai tha se s’mund të paragjykojë, por përsëriti se qytetarët janë të barabartë para ligjit, dhe se ai zbatohet njësoj.

Isufaj theksoi se një gjë e tillë nuk bëhet në mënyrë selektive, se po u bë ashtu, atëherë “bëjmë vepra penale”

“Nuk mundem me paragjyku kurgjë. Unë e thashë fillimisht se qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe se ligji do të zbatohet ndaj të gjithëve njësoj, nuk e bëjmë këtë në mënyrë selektike, nuk është e ndershme të bëhet në mënyrë selektive, sepse nëse e bëjmë në mënyrë selektive ne bëjmë vepra penale”, tha ai./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...