10.7 C
Pec
E mërkurë, 26 Mars, 2025

A do të votonte shpërndarjen e Kuvendit, deklarohet deputeti Gramos Agusholli

Darka e punës midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi po vlerësohet se i ka hapur rrugë shpërndarjes së Kuvendit dhe organizimit të zgjedhjeve të parakohshme.

Mediat kanë raportuar se disa deputetë të Grupit parlamentar të VV-së të cilët nuk e kanë votuar Kodin civil, mund të mos e votojnë mocionin për shpërndarje të Kuvendit, nëse organizohet.

Deputeti Gramos Agusholli ka thënë se kjo punë nuk ka lidhje me Kodin civil dhe është krejt çështje tjetër.

“Besoj që kryeministri do të na informoje në mbledhjet e Këshillit të Përgjithshem se si e ka menduar këtë çështje. Edhe nëse ka dakordim të të gjitha paleve, qoftë ne si deputet të Grupit Parlamentar, e pastaj edhe të partive opozitare për të shkuar në zgjedhje, atëhere nuk besoj se do të këtë vend për ‘cudira’”, ka thënë Agusholli.

Përveç PDK-së që po insiston në shpërndarjen e Kuvendit, dy partitë e tjera opozitare LDK-ja dhe AAK-ja po kushtëzojnë votimin me dorëheqjen ose shkarkimin e kryeministrit Kurti./Njeshi&IO/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...