17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

A duhet të takoheni me ish-partnerin?

Edhe pse gjithmonë është menduar se pas ndarjes duhet të ndërpresim edhe kontaktin me ish-partnerin, shkencëtarët e Universitetit të Arizonës thonë të kundërtën.

Një studim i bërë ka treguar që seksi me ish-partnerin të çliron nga stresi i shkaktuar nga ndarja.

Studimi i universitetit u realizua me më shumë se 137 çifte të sapondarë, të cilët u pyetën se sa herë e kanë takuar njëri-tjetrin pas ndarjes dhe se cila kishte qenë natyra e takimit të tyre.

Nga rezultatet e botuara në “Journal of Social and Clinical Psychology” 21,9% e pjesëmarrësve pranuan se kanë pasur marrëdhënie seksuale me ish-partnerin pas ndarjes. Pjesa tjetër ndahej midis atyre që kishin takime të rregullta dhe mes atyre që nuk kishin asnjë kontakt.

Sipas studimit rezulton se gjendja mendore, shpirtërore dhe emocionale e atyre që kishin pasur kontakte me ish- partnerët, ishte më e mirë se e të tjerëve.

Sipas studiuesve, diçka e tillë vjen pasi intimiteti ndihmon për të zbutur pasojat e dhimbshme dhe të papëlqyeshme të një ndarje./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...