13.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

A i ranë pishman AAK për koalicionin me Nismën, Gjini: Besuam – Paraqitja e Limajt ishte gabim – nuk duhet ti ndryshojmë fjalët e fushatës

Ardian Gjini, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka komentuar paraqitjen e kryetarit të Nisma’s, Fatmir Limaj, i cili doli hapur duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe çdo qeveri të ardhshme, nëse ky bashkëpunim është në interes të Kosovës.Gjini tha se paraqitja e Limajt ishte gabim.Ai tha se nuk ka informacion nëse kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka pasur ndonjë komunikim me Limajn.

“Motivet dhe arsyet duhet me i dhon vet Fatmir Limaj. Kemi pas komunikime, përmes sekretarëve të përgjithshëm. Nuk e di personalisht a kanë komuniku (Haradinaj me Limajn). Kryetari Haradinaj për disa ditë ka qenë jashtë vendit dhe nuk kemi mbrri me diskutu këtë temë.

Asnjë gjë nuk është definitive aty. Mirëpo ka qenë gabim ajo paraqitje, jemi krejt në fillim, në politikë duhet me tentu me dëshmu se krejt cka kemi fol në fushatë kemi mëndu seriozisht, e jo me fol në fushatë veq sa me shit mjegull e kur të kryhet fushata me ndërru mendjen menjëherë”, tha ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...