Në një konferencë të përbashkët për shtyp, ministri i Punëve të Jashtme i Polonisë, Radosław Sikorski, dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, diskutuan për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.
Sikorski u shpreh se për Shqipërinë procesi i integrimit është më i shpejtë se për disa shtete të tjera, duke theksuar se është e nevojshme një unanimitet për të përcaktuar një datë të qartë për anëtarësimin
“Kjo kërkon unanimitet p.sh. për Ukrainën nuk kemi unanimitet. Për Shqipërinë po shkon më mirë. Problemi me datat është që ose ke standarde ose data nuk mund ti kesh të dyja bashkë do bëjmë maksimumin që ti përshpejtojmë se populli i lirisë i takon perandorisë dhe në këtë rast vullnetarisht”, shtoi ai.
Nga ana e tij, Kryeministri Edi Rama theksoi se, megjithatë, për Shqipërinë nuk ka një datë të caktuar për integrimin në BE. “Me Bashkimin Evropian nuk ka një datë, por duhet të jesh gjithmonë gati kur na kërkon,” deklaroi Rama, duke shtuar se “ëndrra jonë është të jemi pjesë e Unionit në vitin 2030 dhe plani ynë është të përmbyllim negociatat në 2027.”
Rama theksoi se çdo ditë duhet të punohet pa ndërprerje, dhe se ekipi i Shqipërisë është duke bërë punë intensive për të përmbushur detyrat e përcaktuara. “Ne kemi mësuar se me BE nuk kërkohet kurrë një datë, por duhet të jesh gjithmonë gati. Ne jemi këtu për të dalë në takim me BE,” përfundoi Rama./Njeshi/