5.3 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

A ka presion mbi Kosovën për të përmbushur obligimin e saj? Steinbaum: Po ka, por ka mundësi për të ulur tensionet

Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se adminstrata e re amerikane e presidentit të zgjedhur Donald Trump, mund ta rikthejë çështjen e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu, Steinbuam mes tjerash foli edhe se a po i bëhet presion Kosovës nga BE për t’i përmbushur sa më parë obligimet e saj në hartimin dhe zbatimin e Asociacionit në kuptimin e pranimit se e kanë një draft statut.

Steinbuam tha se Kosova realisht e ka këtë presion, por sipas tij nëse ndjeket kushtetua është një mundësi për të ulur tensionet dhe për të hequr disa nga presione.

“Po, është ai presion. Unë besoj se nëse dikush ndjek Kushtetutën, ka një mundësi për të ulur tensionet dhe për të hequr disa nga presione dhe për t’u kthyer te komunat, që sinqerisht Ahtisaari e deshi këtë. Ai shpresonte për një situatë ku komunitetet kishin autoritetin e tyre, dhe për këtë arsye Kushtetuta u hartua në atë mënyrë”, tha ai /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...