Kosova rrezikon të futet në një ngërç politik nëse deputetët e zgjedhur nuk arrijnë të konstituojnë legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës deri në fund të muajit prill, thotë hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj.
Jakaj thotë për KosovaPress se mund të përsëritet problemi i vitit 2014 – periudha kur vendi pati hyrë në një bllokadë politike për 6 muaj.
“Seanca konstituive është thirr më datën 15 prill. Kjo është thirr edhe brenda afatit kushtetues, brenda 30 ditëve nga data e certifikimit të zgjedhjeve parlamentare, që i bie se data e fundit që do të duhej Kuvendi ta përmbyllte një proces të tillë, do të ishte data 27 prill. /Njeshi/