27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

A mund të ndalohet përdorimi i TikTok-ut në Kosovë?

Ndonëse në fund të qershorit Qeveria e Kosovës ndaloi përdorimin dhe funksionimin e aplikacionit TikTok në institucionet shtetërore, një gjë e tillë aktualisht nuk planifikohet në nivel vendi.

Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Analizat dhe vlerësimet e institucioneve dhe ekspertëve në lidhje me gjendjen dhe rreziqet e sigurisë kombëtare kibernetike janë të vazhdueshme. Masat dhe rekomandimet për të ardhmen nxirren vetëm mbi rezultatet e këtyre analizave. Aktualisht, nuk është diskutuar ndalimi i rrjetit social TikTok në nivel vendi”, thotë Kryeziu.

Qeveria vendosi të ndalojë TikTok-un në institucionet shtetërore për shkak të rreziqeve kibernetike që, sipas ekzekutivit, ky aplikacion paraqet. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...