13 C
Pec
E diel, 20 Prill, 2025

A pati LDK takim me Kurtin? Visar Azemi: Nuk bëjmë marrëveshje me VV-në

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se “LDK nuk bën asnjë marrëveshje bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje”. Ai pohoi se me partinë e Kurtit janë “tejkaluar të gjitha mirëbesimet”.

“Ashtu siç jemi deklaruar disa herë, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk bën asnjë marrëveshje bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje sepse janë tejkaluar të gjitha mirëbesimet”, tha Azemi.

I pyetur nëse LDK është kontaktuar nga Vetëvendosja, ai tha: “Ky është pozicion i LDK-së, ne jemi aty ku kemi qenë para dhe gjatë fushatës elektorale edhe pasi janë përfundu zgjedhjet që e kemi potencu qëndrimin e LDK-së karshi bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendsoje”, tha Azemi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...