-1 C
Pec
E mërkurë, 29 Mars, 2023

A u gjetën mostrat e Astrit Deharit, Kurti thotë se MD duhet të përgjigjet

Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të flasë lidhur me raportimet se janë gjetur një pjesë e mostrave të Astrit Deharit, që ishin zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në dhjetor të vitit 2022.

Kurti është pyetur nga gazetarët nëse janë gjetur mostrat, por i njëjti ka thënë se për këtë duhet të përgjigjet Ministria e Drejtësisë.

“Më besoni, Ministria e Drejtësisë duhet ta jap përgjigjen adekuate për këtë”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, institucionet kanë zgjedhur të heshtin lidhur me raportimet se janë gjetur një pjesë e mostrave të Astrit Deharit. Për zhdukjen e tyre pati njoftuar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Tash e njëjta s’po deklarohet nëse janë gjetur apo jo.

Për raportimet e fundit rreth këtij rasti, heshtjen e kanë zgjedhur edhe Prokuroria Speciale./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...