18.8 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

AAK e Pejës, homazhe për 20 Martirët dhe Dëshmorët e Katundit të ri

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë ka bërë sot homazhe për martirët e dëshmorët e Katundit të Ri në Pejë, të vrarë më 11 maj 1999.

Të prirë nga kreu i AAK-së në këtë komunë Ali Berisha, anëtarë të këtij subjekti kanë vënë lule dhe kanë nderuar me një minutë heshtje tek lapidari i të rënëve dhe të vrarëve të këtij fshati.

Lajmin për homazhet, e ka bërë të ditur Shefi i Asambleistëve të AAK-së në Pejë Drin Veselaj.

‘Bashkë me kryetarin Dr.Ali Berisha nderuam dëshmorët dhe martirët që ranë heroikisht me 11 maj 1999. Katundi i Ri, si çdo lokalitet tjetër i Pejës, ka rolin unik në luftën për çlirim. Sot në 25 vjetorin e rënies përkujtuam 20 dëshmorët dhe martirët e këtij fshati. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Katund i Ri! Lavdi gjithë të rënëve për liri!’-shkruan Veselaj./Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...