16 C
Pec
E diel, 19 Maj, 2024

AAK e Pejës i reagon Muhaxherit, për rastin e Asambleistit të saj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – dega në Pejë ka reaguar rreth rastit të fyerjes që në seancën e fundit të Asamblesë, kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, i ka bërë asambleistit të këtij subjekti Naim Bytyqi.

‘Gazmend Muhaxherit i bëjmë thirrje që të largohet nga ofendimet e denigrimet dhe të lejoj diskutimet e debatin normal. I bëjmë thirrje edhe Kryesuesit të Asamblesë Komunale të zbatoj rregulloren duke mos lejuar gjuhë të tillë të papërshtatshme. Kjo besojmë se do të ishte në vet interesin e pushtetit që gjuha e përdorur në Asamble të jetë e pranueshme dhe fjalët e tilla të zhargonit të rrugës mos të lejohen të përdoren.;-thuhet mes tjerash në reagim.

Reagimi i plotë:

‘Ofendimet e Kryetarit të Komunës tregojnë panikun që e ka kur po i shpërfytyrohet keqmenaxhimi!

Diskutimi me fakte e të dhëna të sakta po e shqetësojnë Gazmend Muhaxherin. Ai përmes ofendimeve, shpifjeve dhe metodave denigruese mundohet të ndalë debatet për keqpërdorime, keqmenaxhim dhe korrupsion kur tashmë ka dhjetëra zyrtarë nën aktakuza.

Këshilltari ynë në Asamblenë Komunale z.Naim Bytyqi në seancën e fundit të Asamblesë Komunale ka diskutuar për pikën e rendit të ditës pa ofenduar askënd vetëm duke prezantuar të dhëna për të cilat as që u përpoq kush ti mohoj.

Në vend të përgjigjeve në faktet e prezantuara pa prezencën e tij Këshilltari ynë komunal u ofendua me zhargonin e rrugaçërisë si ,,Do të ja paloj”, ,,ti je katundar” e ,,dikush po ti shkruan fjalimet” etj.

Edhe të nesërmen ofendimet e njëjta kanë vazhduar duke u deklaruar për media Kryetari i Komunës së Pejës ka thënë për Këshilltarin Komunal ,,do të ja paloj kryet se e ka qu shumë, kishe po boj diçka”.

Ne ja bëjmë me dije Gazmend Muhaxherit se Këshilltari ynë z.Naim Bytyqi ka shkollim më të lartë se sa Kryetari, e ka deklasuar në debatin në TV dhe e mund në secilin debat në Kuvendin e Komunës, njëjtë si këshilltarët e tjerë të AAK-së, për arsye se ne përdorim argumentet, nivelin e diskutimit e kemi në nivel të Institucionit, dhe nuk përdorim ofendime e denigrime.

Gazmend Muhaxherit i bëjmë thirrje që të largohet nga ofendimet e denigrimet dhe të lejoj diskutimet e debatin normal. I bëjmë thirrje edhe Kryesuesit të Asamblesë Komunale të zbatoj rregulloren duke mos lejuar gjuhë të tillë të papërshtatshme.

Kjo besojmë se do të ishte në vet interesin e pushtetit që gjuha e përdorur në Asamble të jetë e pranueshme dhe fjalët e tilla të zhargonit të rrugës mos të lejohen të përdoren.

Nëse këto sjellje tolerohen e përdoren në vazhdimësi nga i pari i Komunës, do të jetë i pashmangshëm denigrimi i Institucionit më të lartë të Komunës.

Keqmenaxhimi nuk mund ta fshehë më këtë fjalor, andaj i bëjmë thirrje Gazmend Muhaxherit ta ruaj qetësinë, se është vetëm fillimi i shpërfytyrimit të keqpërdorimit dhe korrupsionit që ka ushtruar për një dekadë.

Neve askush as nuk mund të na frikësoj e as të na ndal nga zbardhja e fakteve të menaxhimit të Komunës dhe këtë do ta bëjmë në vijimësi i pëlqej apo jo Gazmend Muhaxherit.’-thuhet në reagimin për media të AAK-së në Pejë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...