14.1 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

AAK e Pejës po emëron shefat e Departamenteve, nuk ka emra të vjetër!

Në dy ditët e fundit dega e AAK-së në Pejë, ka njoftuar se ka bërë emërime të kryesuesve të Shefave të Departamenteve profesionale të subjektit, e ku në asnjërin emërim nuk figurojnë emrat e vjetër të partisë.

Në këtë vazhdë, Ali Berisha ka njoftuar publikun për emërime edhe në dy Departamente tjera.

Fsinik Nimani ka marë drejtimin e Departamentit të Financave ndërsa Vjollca Beka dhe Shpërblim Gashi janë caktuar zëvendës të tij.

Haxi Lajqi e Ali Sylqa nga veteranët janë emrat që kanë kaluar nga ky subjekt si njohës të Ekonomisë dhe Financave për vite me radhë, të pasuar nga profesionistë të tjerë të fushës si Fatmir Gashi, (që ka mbajtur për vite pozita të larta ekonomike, qeveritare e shtetërore), më pas Shkëlzen Kullashi. Genc Beqiri, Afërdita Grapci, Ardian Berisha dhe të tjerë të cilët poashtu kanë mbajtur pozita të rëndësishme qoftë në institucione qoftë brenda AAK-së.

Me emërimet e reja dhe emrat e rinjë, duket se kreu aktual i degës, po zbaton strategji të re të prezantimit dhe përfaqësimit qytetarë në tentim për ta ripërtërirë subjektin.

Njejtë edhe në Departamentin e Bujqësisë, AAK ka njoftuar për emërime të reja.

Adonis Kelmendit i është besuar Departamenti i Bujqësisë me zëvendës Naim Bytyqin dhe Xhevdet Sejdijajn.

Njoftimet:

“Kyesia e departamentit të financave zgjodhi kryesuesit e këtij departamenti. Kryesues u zgjodh Fisnik Nimani ndërsa zëvendëskryesues Vjollca Beka dhe Shpërblim Gashi Punë të mbarë!”-thuhet në njoftimin për Departamentit të Financave.

“Në kuadër të krijimit të departamenteve profesionale, sonte kryesia e departamentit të Bujqësisë zgjodhi udhëheqësit e këtij departamenti. Kryesues u zgjodh Adonis Kelmendi ndërsa zëvendëkryesues u zgjodhën Naim Bytyqi dhe Xhevdet Sejdija. Punë të mbarë dhe suksese!’-shkruan në njoftimin për Departamentin e Bujqësisë./RADIO 1&Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...