13.1 C
Pec
E hënë, 2 Tetor, 2023

AAK i bën thirrje publike ShBA-ve që të iniciojnë hetim të pavarur rreth disa vendimeve të Kurtit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se ka kohë që AAK ka ngritur dyshime rreth mundësisë që Kurti i shërben agjendave armiqësore.

Në një postim në Facebook, ajo i ka bërë thirrje publike ShBA-ve që të iniciojnë një hetim të pavarur rreth këtyre temave.

“A ka Kurti lidhje me mafinë energjetike serbo-ruse? A qëndron fakti që Kurti i anuloi dy projektet kryesore amerikane në Kosovë; ndërtimin e termocentralit të ri dhe projektin e gazsjellësit amerikan, për t’i favorizuar lidhjet e tij përmes Martin Berishajt në Serbi, e deri tek oligarkët rus”, ka shkruar Kadrijaj. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...