17.2 C
Pec
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

AAK-ja dhe Rrustem Berisha mbajtën tubimin përmbyllës në Pejë: Më 17 tetor do të ketë ndryshim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zhvilluar tubimin përmbyllës elektoral në Pejë e ku votë për kandidatin për kryetar të Pejës gjeneral Rrustem Berishën, ka kërkuar edhe kreu i AAK-së, ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka ftuar që me 17 tetor të votohet Rrustem Berisha për mandatin 2021-2025 si dhe të votohet lista e AAK-së për Asamblenë Komunale.

Kandidati për kryetar nga radhët e këtij subjekti gjeneral Rrustem Berisha gjatë fjalës së tij është shprehur i bindur se të dielën, me 17 Tetor do të ndodhë ndryshimi.

‘Prezenca masive e qytetarëve e dëshmoj edhe njëherë mesazhin se Peja është pjesë e ndryshimit, që po vjen bindshëm me 17 tetor. Kisha kënaqesinë që sot së bashku me Kryetarin e AAK-së, z.Ramush Haradinaj takuam qytetarët dhe strukturat e Aleancës me rastin e tubimit përmbyllës të fushatës zgjedhore, me ç’rast prezantova programin qeverisës për mandatin e ardhshëm 2021-2025. U zotova para tyre dhe i garantova se të gjitha nevojat e tyre, do t’i realizoj me përkushtim dhe profesionalizëm brenda mandatit qeverisës. Aleancë me qytetarin! 121.”-ka thënë gjenerali Rrustem Berisha në tubimin përmbyllës të AAK-së në Pejë.
Kanë marrë në tubim edhe krerë të tjerë të AAK-së, si Kryetari i degës Dr.Arbër Tolaj dhe ata nga niveli qendror i partisë, Dr. Ali Berisha, Dr.Shemsedin Dreshaj e të tjerë.

Ndryshe, në Pejë, nën respekt të masave antiCovid 19, ky ka qenë tubimi i vetëm dhe më i madh i organizuar në ambient të hapur, i subjekteve politike që garojnë në këtë komunë.

Ndryshe AAK edhe pse nga viti 2013 është në opozitë në këtë komunë, Pejën e konsideron si bastion të saj, nisur edhe nga fakti se ky subjket politik u themelua në këtë qytet.

Dega e AAK-së në Pejë, është dega themeluese e kësaj partie.

AAK me Pejën ka qeverisur në mandatin e parë të lirisë 1999-2000 me Kryetar të Komunës Et’hem Çekun dhe nga viti 2008 deri në vitin 2013 me kryetar të Komunës Ali Berishën.

AAK kësaj radhe kandidon me gjeneralin Rrustem Berisha në garën për të parin e komunës. Berisha mbetet i bindur në fitoren e zgjedhjeve në Pejë./Njeshi/

Artikull i Sponsorizuar

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...