Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryesia e AAK-së, dega në Deçan, sot, më datë 25 gusht 2023 në takimin e rregullt, në pajtueshmëri të plotë me Statutin e AAK-së, Neni 19, Pika 10 në mënyrë unanime ka marrë vendim për ta nominuar kandidat për kryetar Komune, kryetarin aktual të Komunës, njëherit kryetarin e degës së AAK-së Bashkim Ramosaj.
Në komunikatën për media të AAK-së thuhet se Ky vendim vjen me vullnetin e plotë të të gjitha strukturave drejtuese të AAK-së në Deçan, në respektim të vullnetit të mirë, dhe mbështetjes së jashtëzakonshme të të gjithë qytetarëve deçanas.
KOMUNIKATË PËR MEDIA
25 gusht 2023
Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryesia e AAK-së, dega në Deçan, sot, më datë 25 gusht 2023 në takimin e rregullt, në pajtueshmëri të plotë me Statutin e AAK-së, Neni 19, Pika 10. në mënyrë unanime ka marrë vendim për ta nominuar kandidat për kryetar Komune, kryetarin aktual të Komunës, njëherit kryetarin e degës së AAK-së z.Bashkim Ramosaj.
Ky vendim vjen me vullnetin e plotë të të gjitha strukturave drejtuese të AAK-së në Deçan, ne respektim të vullnetit të mirë, dhe mbështetjes së jashtëzakonshme të të gjithë qytetarëve deçanas, atyre që jetojnë në Kosovë dhe në diasporë, për punën dhe angazhimin e madh të kryetarit aktual z.Bashkim Ramosaj!
Performanca e jashtëzakonshme e treguar gjatë këtyre viteve të qeverisjes së Kryetarit z.Ramosaj, realizimi i shumë projekteve të mëdha e kapitale të Deçanit, përmirësimi i jetës së qytetarëve, realizimi i shumicës së premtimeve, dhe përkushtimi për realizimin e tërësishëm të kërkesave dhe nevojave të qytetarëve tanë, hapja e perspektives zhvillimore të komunës sonë, dhe angazhimi i tij i jashtëzakonshëm për ta bërë realitet Deçanin që e duan qytetarët e komunës sonë, ka bërë që Kryetari z.Bashkim Ramosaj të jetë kandidati me i denjë dhe i pa konkurrencë për ta udhëhequr Deçanin edhe për një mandat.
Dega e AAK-së ne Deçan, i është mirënjohëse dhe falënderuese Kryetarit z.Bashkim Ramosaj për qeverisjen e mirë, dhe e inkurajon atë që këtë dinamikë të punëve ta vazhdojë në vitet në vazhdim.
Gjithashtu dega e AAK-së në Deçan i falënderon përzemërsisht të gjithë qytetarët e komunës sonë, brenda dhe jashtë vendit, për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kryetarit Bashkim Ramosaj dhe gjitha strukturave drejtuese!
Jemi bashkë, dhe do të jemi bashkë gjithmonë!
Me respekt,
Zyra për informim e AAK-së në Deçan /Njeshi/