Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet komunale të tetorit.
Gjatë takimit, u dakordua që degët të nisin përgatitjet për identifikimin e kandidaturave për asambletë komunale dhe për kryetarë komunash.
Në komunat ku Aleanca aktualisht udhëheq, kryetarët e tanishëm do të jenë pjesë e garës për një mandat të ri qeverisës.