1.4 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

AAK-ja formon dy nëndegë të reja në Gjermani

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka njoftuar për formimin e dy nën degëve në Gjermani.

Përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare të AAK-së në Gjermani, bëhet e ditur se sot është formuar nëndega në Augsburg, si dhe ajo në Donauëorth.

“Në këtë takim me një numër të madh të bashkatdhetarëve ka marrë pjesë edhe kryetari i AAK-së në Gjermani, Ukë Blakaj, ai i degës në Bavari, Selim Hoti. Nëndega e re e AAK-së në Augsburg, ka zgjedhur sot edhe udhëheqjen e saj në këtë përbërje”, thuhet në njoftim.

Kështu Kushtrim Neka do të jetë kryetar, Asllani Qarri, nënkryetar, Nazhije Sopaj, nënkryetare, Ganimete Nitaj, sekretare.

“Aleanca vazhdon shtrirjen e saj të madhe në Gjermani e kudo tjetër në Evropë që jetojnë e veprojnë shqiptarët e Kosovës. Aleanca është shndërruar në adresë për diasporën tonë, adresë kjo me vizion të qartë e program zhvillimor edhe për Kosovën si shtet, por edhe për diasporën tonë”, thuhet në njoftim.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...