34.1 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

AAK-ja premton 50% rritje të pagës për të gjithë mësimdhënësit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur sot grupin e ekspertëve në leminë e arsimit, ku diskutuan për disa nga prioritetet që pritet të përfshihen në programin zgjedhor të kësaj partie.

Pas këtij takimi, AAK-ja doli me 14 zotime në fushën e arsimit, ku tha se në programin zgjedhor të tyre do të përfshihet rritja e pagës për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50 për qind.

Po ashtu, AAK-ja premtoi se do të ketë rritje të buxhetit për arsim në 6 për qindtë GDP-së, e po ashtu edhe përmirësim të infrastrukturës fizike, duke u përshtatur me kriteret bashkëkohore.

Më poshtë gjeni të gjitha prioritetet e AAK-së në leminë e arsimit që pritet të përfshihen në programin zgjedhor 2025-2028:

  1. Sfidat në sistemin arsimor të Kosovës e determinojnë një reformë thelbësore te këtij sektori;
  2. Rritja e buxhetit për Arsim në 6% të GDP-së;
  3. Rritja e pagës për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50%;
  4. Përmirësimi i infrastrukturës fizike duke u përshtatur me kriteret bashkëkohore;
  5. Trajtimi në mënyrë të barabartë të universiteteve publike dhe private përmes monitorimit të performancës;
  6. Profilizimi i institucioneve të arsimit të lartë dhe pavarësimi financiar i tyre;
  7. Tekste falas për arsimin parauniversitar;
  8. Arsimi gjithëpërfshirës dhe garantimi i kuadrit profesional për fëmijët me nevoja të veçanta;
  9. Rregullimi me ligj i arsimit plotësues në diasporë;
  10. Negocim i kontratës së re kolektive me sindikatat e arsimit dhe palët tjera të interesit;
  11. Trajnimet e vazhdueshme falas për të gjithë mësimdhënësit;
  12. Certifikimi dhe akreditimi i instituteve shkencore dhe krijimi i mundësisë për gjenerimin e të hyrave vetanake;
  13. Rritje të sigurisë në shkolla;
  14. Mbështetje të programeve për arsimin profesional sipas nevojave të tregut./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...