5.5 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

AAK kërkon debat parlamentar për gjendjen në shëndetësi

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që të enjten të mbahet një debat parlamentar për gjendjen në shëndetësi.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, në një konferencë për media ka hedhur kritika ndaj qeverisë Kurti për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

“AAK si Grup Parlamentar ka filluar një nismë që ditën e enjte të bëhet një debat parlamentar për gjendjen në shëndetësi dhe mungesën e sigurimeve shëndetësore”, thotë ai.

Dreshaj tha se ligji për sigurime shëndetësore nuk është as në agjendën pranverore.

“Vazhdojmë të jemi vendi i vetëm në rajon pa sigurime të mirëfillta shëndetësore, vazhdon lista e pritjes, trajtimi i pacientëve jashtë Kosovës. Ne kemi ftuar debat parlamentar, dhe do ta mbyllim me një rezolutë, që besojmë që do të mbështetet edhe nga pozita”, u shpreh ai.

Dreshaj tha që shpresojnë që rezoluta të jetë një rrugëdalje dhe të jetë një obligim për Qeverinë, dhe shëndetësia të rikthehet në rrugën e drejtë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...