23.3 C
Pec
E diel, 7 Gusht, 2022

AAK: Marrëveshja me MCC-në, është meritë e ish-kryeministrit Haradinaj

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me Korporatën amerikane, Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, me të cilën po tenton që të forcojë pavarësinë energjetike.

Për këtë ka reaguar partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët vazhdimisht kanë kritikuar Qeverinë Kurti për zvarritje të procesit.

Përmes një komunikate, AAK thotë se programi Kompakt është aprovuar në kohën kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër i vendit.

“Më në fund pas pothuaj dy vjet bllokadë, Albin Kurti qenka mbushur mend dhe paska vendosur ta pranojë programin Kompakt të aprovuar në kohën e Qeverisë së Ramush Haradinajt. Mirë do të ishte ta kishte pranuar menjëherë e jo pas presioneve të vazhdueshme që ia kemi bërë”.

“Por më mirë vonë se kurrë. E pjesa tjetër sikur ky qenka një sukses i qeverisë së tij, nuk është gjë tjetër përpos fukarallëk. Ky është sukses i përbashkët i qeverisë amerikane dhe ish kryeministrit Haradinaj. Kjo jo për t’u lavdëruar apo për meritë, por veç për hirë të së vërtetës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Ndryshe, ky program do të jetë projekti më i madh energjetik në Kosovë, i cili parasheh ndërtimin e sistemeve akumuluese të energjisë.

Marrëveshja e finalizuar në Washington do të nënshkruhet pasi të votohet në Kuvendin e Kosovës dhe të miratohet nga Bordi i MCC-së./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...