Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se me partnerët e koalicionit po punojnë që më 9 shkurt të ndodh ndryshimi që i duhet vendit për të ecur përpara.
“Në Kryesinë e Aleancës, zhvilluam një diskutim thelbësor mbi çështjet që kanë të bëjnë me agjendën zgjedhore, listën garuese në zgjedhje dhe për aktualitetet politike në vend. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po kalon në një moment të rëndësishëm pozitiv mobilizimi të jashtëzakonshëm nga strukturat. Fryma e fitores po ndihet gjithandej, veçanërisht mbështetja e jashtëzakonshme nga Diaspora, që do të jete krah i fortë i koalicionit tonë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se gjatë diskutimeve në kryesi, janë konfirmuar disa prej kandidaturave për deputetë.
Ai ka shtuar se po punojnë që më 9 shkurt të ndodh ndryshimi që i duhet vendit.
“Aleanca bashkë me partnerët në koalicion: Nismën Socialdemokrate, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30, po punojnë që më 9 shkurt të ndodh ndryshimi që i duhet vendit për të ecur përpara”, ka përfunduar Haradinaj./Njeshi/