10.3 C
Pec
E martë, 13 Maj, 2025

AAK mbushi 25 vjet, Haradinaj: Aleanca lindi nga liria, u rrit me lirinë dhe veproi në shërbim të lirisë

Në 25-vjetorin e themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kreu i saj, Ramush Haradinaj falënderoi të gjithë përkrahësit dhe bashkrrugëtarët e kësaj partie.

Në fjalën e tij, ai tha se AAK-ja ishte themeluese e demokracisë, e Republikës së Kosovës, e ushtrisë, dhe mbrojti gjithmonë qytetarin e saj, transmeton Klankosova.tv.

“Aleanca lindi nga liria, u rrit me lirinë, veproi në shërbim të lirisë, dhe mbrojti paqen dhe lirinë në Kosovë. Aleanca në themelimin e vetë, u bë themeluese e demokracisë dhe pluralizmit, dhe mbrojti demokracinë e Kosovës. Aleanca u bë themeluese e institucioneve dhe i mbrojti ato. Aleanca u bë themeluese e Republikës së pavarur, të Kushtetutës, dhe mbrojti Republikën, Kushtetutën, dhe ligjin e Kosovës. Aleanca u bë themeluese  e ushtrisë dhe mbrojtjes së Kosovës”, tha Haradianj.

“Aleancës i qëndruan besnikë, i qëndruan besnike strukturat e Aleancës, anëtarët, votuesit, mbështetësin. Por edhe Aleanca e mbajti besën, dhe mbrojti qytetarin”.

“Rrënoftë Aleanca, rrënoftë Kosova”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...