17.2 C
Pec
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

AAK në ora 15:00 sot, mbanë tubim në qendër të Pejës, vjen edhe Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se sot në ora 15:00, do të mbanë tubim elektoral në Pejë e ku votë për kandidatin për kryetar të Pejës gjeneral Rrustem Berishën, do të kërkoj edhe kreu i AAK-së, ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Tubimi elektoral do të zhvillohet në qendër të Pejës nën masat antiCovid 19.

Ndryshe AAK edhe pse nga viti 2013 është në opozitë në këtë komunë, Pejën e konsideron si bastion të saj, nisur edhe nga fakti se ky subjket politik u themelua në këtë qytet.

Dega e AAK-së në Pejë, është dega themeluese e kësaj partie.

AAK me Pejën ka qeverisur në mandatin e parë të lirisë 1999-2000 me Kryetar të Komunës Et’hem Çekun dhe nga viti 2008 deri në vitin 2013 me kryetar të Komunës Ali Berishën.

AAK kësaj radhe kandidon me gjeneralin Rrustem Berisha në garën për të parin e komunës. Berisha mbetet i bindur në fitoren e zgjedhjeve në Pejë.

Duke folur dje, si i ftuar në ‘RADIO 1’ Rrustem Berisha tha se Peja do të shkoj në balotazh mirëpo balotazhi do ta nxjerrë fitues.

“Dëgjoni unë jam natyrë korrekte. Ata që më njohin e dijnë. Në Pejë do ketë balotazh dhe pikërisht momenti kur rezultati do të tregoi se Peja shkon në balotazh, do jetë edhe momenti që do tja vulos humbjen Gazmend Muhaxherit. Këtë e ka të qartë edhe kundërkandidati.”-është shprehur gjatë intervistës së djeshme në ‘RADIO 1’, Rrustem Berisha i AAK-së./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...