22 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

AAK në zyra të reja, mysafiri i parë Ambasadori Hovenier, Haradinaj: Me këmbë të mbarë, në shtëpinë e re

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në selinë e re të AAK’së, Ambasasorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, për të cilin ka thënë se është mysafiri i parë në zyret e reja.

Haradinaj ka thënë se me Hovenier kanë folur për aktualitetin në vend, bashkëpunimin e ndërsjellë si dhe mbështetjen e ShBA’së ndaj Kosovës.

“Me këmbë të mbarë e në shtëpinë e re, të nderuar që mysafiri i parë ishte Ambasadori Amerikan, Jeffrey Hovenier. Folëm për aktualitetin në Kosovë, për bashkëpunimin e ndërsjellë, pa harruar mbështetjen jetike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat e lirisë e të shtetndërtimit të Kosovës! Me urime të ndërsjella edhe për Festën Kombëtare të Pavarësisë së Amerikës!”, ka shkruar Haradinaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...