5.1 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

AAK nis sot fushatën në Pejë, tubimi mbahet në orën 17:00

Koalicioni për Kosovën Fituese do të mbajë sot në Pejë hapjen e fushatës zgjedhore për rajonin e Pejës. Tubimi do të mbahet sot në “Arosa Palace” në fshatin Vitomiricë, duke filluar nga ora 17:00.

Koalicioni për Kosovën Fituese, i cili ka kandidat për kryeministër Ramush Haradinajn, përbëhet nga AAK, Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi Intelektual E30 dhe Lista Ideal.

Rajoni i Pejës konsiderohet një ndër zonat me mbështetje të fortë për AAK-në dhe aleatët e saj, ndërsa aktivitetet e fushatës do të intensifikohen në të gjitha komunat e këtij rajoni deri në ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...