1.2 C
Pec
E enjte, 16 Janar, 2025

AAK reagon ndaj deklaratave të Haxhiut për Ramush Haradinajn: Shpifje, kopalla, të merret me shefin e vet

AAK-ja ka reaguar pas deklaratës së Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu e cila në konferencën e fundvitit tha se “ku ka qenë Kryeprokurori Blerim Isufaj kur Ramush Haradinaj thotë se Kryeministri Kurti ka lidhje me Serbinë”.

Ajo tha se kjo është një deklaratë e rëndë, “a e kanë ftuar Ramush Haradinaj për këtë deklaratë Prokuroria”?

“Ku ka qenë kryeprokurori Isufaj kur Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministri Kurti është i lidhur me Serbinë’? A e kanë ftuar Haradinajn për këtë deklaratë? Është një deklaratë e rëndë, pasi po akuzon një kryeministër. Sigurisht që jo, sepse dalin lidhjet e Ramushit me Serbinë dhe me terroristët që e prisnin në zyrë, siç është Milan Radojiçiç”, tha Haxhiu para gazetarëve sot.

AAK-ja i ka quajtur “shpifje të ulëta”, deklaratat e Ministres Albulena Haxhiu.

AAK thotë se vetëm Kosova e ka një Ministre të Drejtësisë që “fut hundët gjithkund”.

Reagimi i plotë:

Veç Kosova e ka një ministre të drejtësisë që i fut hundët gjithkund. Nuk ka vend tjetër ku ministri i drejtësisë e sulmon systemin gjyqësor të shtetit të vet. Ajo, sa ishte në opozitë, ka qenë sinonim i personit që ka shkelur ligjet e vendit e s’ka lënë gjyqtar apo prokuror pa e sulmuar. Dhe prandaj është emëruar ministre e drejtësisë që misionin e partisë së vet e që është shkatërrimi i sistemit të drejtësisë, ta çojë deri në fund.

Sa merret me kopalla, ajo është mirë të japë përgjigje se çka ndodhi me rastin Dehari, si u zhduken e si u gjetën mostrat. Cka ndodhi me gjuajtjen e Kuvendit me Zollë nga bashkëpartiakët e saj.

Si u përfshinë matrapazët ordinerë në aferën e vjedhjes së miellit e vajit.

Le të merret me Martin Berishaj e Nagip Krasniqin e të mos i marrë në mbrojtje.

Më në fund ajo duhet t’i tregojë popullit të Kosovës, se pse Kryetari i Partisë së saj, sot Kryeministër, nuk i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për t’u intervistuar, por e sfidon drejtësinë e Shtetit.

Ka shumë përgjigje që duhet të japë kjo ministre, përpara se të merret me propagandë të nivelit të ulët.

Ramush Haradinaj ka qenë dhe mbetet hero e luftëtar kundër Serbisë e për lirinë e vendit të vet, të cilin sot e poshtërojnë njerëz si kjo minstre. Përpara se të shpifë për lidhjet e Ramush Haradinajt me Serbinë, le të merret me lidhjet e shefit të vet e me të shkuarën e tij, për të cilën kanë dalë edhe informata e që përflitet gjithandej./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...