6.8 C
Pec
E premte, 14 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

AAK tubim në Deçan, Haradinaj premton 500 milionë për rini: Të i mbajmë këtu, jo në gurbet

Kreu i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka shkruar për tubimin që partia e tij ka mbajtur në Deçan.

Haradinaj ka thënë se rinia e Kosovës duhet të mbahet në Kosovës dhe për këtë ka premtuar 500 milionë euro për bizneset e reja.

Ai ka thënë se Kosova s’ka djem e vajza për mërgim dhe se është obligim që t’iu garantohet e ardhmja këtu.

“Ta mbajmë rininë në Kosovë – 500 milionë euro për bizneset e reja!

Rinia e Kosovës është më e mira në Botë. Janë shpirti e zemra e këtij populli. Ne nuk kemi djem e vajza për mërgim. E kemi obligim t’i kthejmë e të ardhmën e tyre ta garantojmë këtu, e jo në gyrbet.

Krenar me Deçanin tim!”, ka shkruar Haradinaj. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...