22.6 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Abazi: Nuk e votoj mocionin e AAK-së, nuk duhet ti ofrohet mundësia Kurtit për të ndërtuar narrativën e viktimës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryetari i saj Haradinaj vazhdimisht gjatë këtij viti kanë kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje.

Ky subjekt politik, gjatë ditës së sotme, ka prezantuar edhe një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi.

Abazi ka deklaruar se nuk do t’a japë votën e tij për një mocion të tillë, nëse vjen në Kuvend.

Ai thotë se kjo vjen për faktin se Albin Kurtit nuk duhet t’i jepet mundësia të ndërtojë narrativën e viktimës dhe të bartë fajin tek opozita

“Jo se përkrah për arsyen e qartë! Kurtit nuk duhet ofruar mundësia për të ndërtuar narrativën e viktimes dhe të barte fajin tek opozita për paaftesinë dhe dështimin epokal të mandatit të plotë qeverisës me mbi 50%” tha Abazi/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...