24 C
Pec
E martë, 24 Maj, 2022

Abazoviq shkoi në portin e Tivarit, ku u konfiskuan cigare me vlerë dhjetëra miliona euro

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka vizituar portin e Tivarit ku janë konfiskuar rreth 145 mijë pako cigare të magazinuara me vlerë dhjetëra milionë euro.

Sipas mediumit malazez “Vijesti”, Drejtoria e të Hyrave dhe Doganave nuk e ka zgjatur afatin për deponimin e produkteve të duhanit në Zonën e Lirë Doganore dhe drejtori i këtij institucioni, Rade Millosheviq, ka urdhëruar konfiskimin e tyre.

Abazoviq transmetoi vizitën e tij drejtpërdrejtë në Facebook, duke thënë në mbishkrim se do t’i japin fund kontrabandës së cigareve. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...