29 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

ABBA nderohet me një prej titujve më prestigjiozë të kalorësisë në Suedi

Grupi  suedez, ABBA është nderuar me një prej titujve më prestigjiozë të kalorësisë në Suedi, i cili nuk i është dorëzuar askujt në të paktën 50 vjet.

Agnetha Faltskog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad morën “Urdhrin e Vasa” në Stokholm. Ata u bënë “Komandantë të Klasit të Parë” të urdhrit për “arritje të jashtëzakonshme në jetën muzikore suedeze dhe ndërkombëtare”.

Titujt u dorëzuan nga mbreti King Carl XVI Gustaf, në pallatin mbretëror dhe ceremonia u transmetua drejtpërdrejt në televizionet suedeze.

Kjo ngjarje ndodh 50 vite pas fitores së ABBA në Eurovizion në Brighton me këngën “Waterloo” që i ka bërë të jenë më të suksesshmit në historinë e kompeticionit muzikor. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...