Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet ta mbajë lartë në agjendën e tyre presionin ndaj shtetit serb për fatin e të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovës.
“Bashkësia ndërkombëtare, BE, duhet ta mbajnë lartë në agjendën e tyre presionin ndaj shtetit serb në mënyrë që të gjithë ata të zhdukur, e që deri më sot nuk u dihet fati, të gjenden. Nuk ka asnjë dyshim se përgjegjësi i krimit e din se ku janë ato viktima”, ka thënë Abdixhiku.
I pari i LDK-së ka shtuar se bëjnë thirrje që procesi i zbardhjes së këtyre rasteve të instensifikohet, duke mos lejuar që harresa të zbehë të drejtën për të vërtetën.
Sipas tij, zbardhja e fatit të të zhdukurve mbetet një prioritet i pandryshuar dhe një detyrim moral ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, gjithashtu bën thirrje që procesi i zbardhjes së këtyre rasteve të intensifikohet, duke mos lejuar që harresa të zbehë të drejtën për të vërtetën. Zbardhja e fatit të tyre mbetet një prioritet i yni i pandryshuar, dhe një detyrim moral ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës”. /Njeshi/