Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, sot në selinë e partisë e ka pritur ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher.
LDK njofton se në takim Abdixhiku e Sprecher kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend, me theks për zgjdhjet e 9 shkurtit.
Abdixhiku i ka folur ambasadorin zviceran për përgatitjet e LDK’së për këto zgjedhje.
Ai ka shtuar se “Turneu i Ndryshimit” po merr turne anë e kënd Kosovës.
“Në këtë takim kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Sprecher, diskutuan për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kryetari Abdixhiku, e njoftoi ambasadorin Jürg Sprecher lidhur me përgatitjet e LDK-së rreth zgjedhjeve, duke theksuar angazhimin e LDK-së për të realizuar programin politik “Rruga e Re”, i cili përmban projekte konkrete që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. U diskutua edhe për rrugëtimin e “Turneut të Ndryshimit”, si dhe mbështetjen e jashtëzakonshme qytetare që po merr ky turne anë e kënd Kosovës, si përgjigjje ndaj thirrjes tonë për ndryshim.”
Po ashtu ata kanë diskutuar “edhe për projekte që synojnë thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, ndërsa kryetari Abdixhiku falënderoi ambasadorin Sprecher për mbështetjen që Zvicra i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës, në proceset demokratike dhe zhvilimore të saj”./Njeshi/