15 C
Pec
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Abdixhiku hedh kritika ndaj Kurtit: I mungon legjitimiteti dhe morali politik, do t’i drejtohemi Kushtetueses për shkeljet e LVV-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur pas takimit me presidenten Vjosa Osmani lidhur me tejkalimin e ngërçit politik.

Abdixhiku tha se e mirëpret përpjekjen e presidentes për të dalë nga kjo situatë.

“E dini pozicionin e LDK-së rreth çështjes së konstituimit të institucioneve. Ne kemi një aktgjykim të Gjykatës Kushtetueses që është shumë i qartë për mënyrën e votimit dhe thelbin e problemit. Thelbi i problemit është që i takon partisë së parë deputetit Kurti si prirës i këtij grupi të propozojë dhe të krijoj shumicën parlamentare”, tha Abdixhiku.

I pari i LDK-së shtoi se presin që zgjidhja të bëhet përmes insistimit për shumicë politike e pastaj për respektim të domosdoshëm të procedurave kushtetuese.

“Praktikat parlamentare të deritanishme janë të qarta, votimi për kryetar ka qenë gjithmonë I hapur. LDK-ja nuk ka çështje të emrave sa I përket kandidatit, ka qëndrim parimor dhe me plot vullnet me plot zemër e bindje dëshiron të votojë kundër kandidatëve të LVV-së”, tha Abdixhiku, duke shtuar se në seancën e nesërme nuk do të ketë asgjë ndryshe.

Abdixhiku tha se vendit i duhet kapërcimi i kësaj krize artificiale politike.

“Deputeti Kurti është duke qeverisur me rezultat të para katër viteve, tash si ka më 50% nuk ka as legjitimitet besa edhe pak moral politik se si mund të mbash një detyrë kur nuk të donë populli “, tha Abdixhiku.

I pari i LDK-së shtoi se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, pasi që tha se LVV ka përmbysur rendin kushtetues.

“Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese që në mënyrë që të qartësoj aktin e tanishëm. Pas aktgjykimit ka ndodhur një përmbysje e rendit kushtetues, sepse grupi më I madh parlamentar ka refuzuar të respektojë Gjykatën Kushtetuese. Kushtetuesja duhet të deklarohet se a ka bërë shkelje apo jo grupi më i madh parlamentar”, tha Abdixhiku. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...