22.6 C
Pec
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Abdixhiku i ndan dekoratën ‘Ibrahim Rugova’ gjeneralit Wesley Clark

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ish-gjeneralin e NATO-s Wesley Clark, me ç’rast i ka ndarë edhe dekoratën ‘Ibrahim Rugova’, për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës.

I pari i kësaj partie tha se kontributi i Clark është një gurthemel në historinë tonë.

“Prania juaj sot këtu është një dëshmi e thellë e lidhjeve të qëndrueshme të miqësisë dhe solidaritetit që keni përfaqësuar përmes shërbimit tuaj të jashtëzakonshëm dhe mbështetjes themelore për popullin e Kosovës. Gjeneral Clark, emri juaj është i gdhendur në themelet e historisë së Kosovës si simbol i guximit, lidershipit dhe i një përkushtimi të palëkundur për drejtësi dhe paqe”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se gjatë orëve më të errëta të luftës sonë për liri, vendosmëria dhe veprimet veprimtare të gjeneralit Clark i dhanë shpresë dhe forcë një kombi të etur për liri.

“Udhëheqja juaj gjatë ndërhyrjes së NATO-s ishte një pikë kthese që jo vetëm ndryshoi rrjedhën e historisë sonë, por edhe siguroi mbijetesën dhe të ardhmen e jetëve të panumërta – të njerëzve tanë!”, deklaroi Abdixhiku.

“Gjeneral Clark, kjo dekoratë jo vetëm që simbolizon vlerësimin tonë të thellë, por edhe njohjen tonë për vlerat që ju përfaqësoni – vlera që përputhen ngushtë me vizionin e udhëheqësit tonë të nderuar, Dr. Ibrahim Rugova”, përfundoi Abdixhiku. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...