13.1 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: LDK nuk bën mocion për shpërbërje të Kuvendit, por është e gatshme për zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Kurti lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme. Kryeministri në intervistën e dhënë për RTK-në, ka ofertuar partitë opozitare për zgjedhje të reja.

“Mund t’i bëjnë numrat bashkë me neve. Kjo është ofertë e imja. Unë po them po shkojmë në zgjedhje kur të donë opozita”, ka thënë Kurti. Kreu i LDK-së i është përgjigjur duke thënë se “Kurti është dorëzuar dhe duhet të jap dorëheqje”.

“Nëse është dorëzuar dhe duket se është dorëzuar, le të jep dorëheqje. Por nëse është dorëzuar, le të jep dorëheqje pse ta komplikojë”, ka thënë Abdixhiku

“LDK nuk bënë mocion për shpërbërje të Kuvendit, por është e gatshme për zgjedhje dhe për qeverisje pas zgjedhjeve”, ka thënë Abdixhiku./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...