31.3 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Abdixhiku i vendosur, përsërit thirrjen për dorëheqjen e Kurtit

Tashmë ka filluar edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku  do të diskutohet edhe për vendime para zgjedhjeve të parakohshme.

Para fillimit të kësaj mbledhje kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku mbajti edhe një fjalim ku ai përsëriti qëndrimin e kësaj partie në lidhje me zgjedhjet e parakohshme.

Abdixhiku ritheksoi se LDK-ja kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti e ku nuk do e votojnë shpërndarjen e Kuvendit.

“Kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit Kurti. Nuk e votojmë shpërndarjen e Kuvendit”, tha Abdixhiku në këtë mbledhje.

Ndryshe iniciativa për shpërndarjen e Kuvendit është nisur nga Partia Demokratike e Kosovës pas takimit të kreut të saj, Memli Krasniqit me kryeministrin Kurti në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme në qershor ose në korrik.

Mirëpo Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe LDK-ja përveç se kanë refuzuar të takohen me Kurtin kanë qenë edhe kundër iniciativës së PDK-së për shpërndarjen e Kuvendit duke kërkuar dorëheqjen dhe shprëndarjen e qeverisë Kurti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...