Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar në fshatin Ngucat të Malishevës ku ka publikuar edhe një video.
Abdixhikui ka thënë se është i vendosur të krijoj paga të dinjitetshme, arsim cilësor dhe kujdes shëndetësor.
“Mbrëmë isha në fshatin Ngucat dhe takova njerëz të mrekullueshëm e me zemër të madhe. Përballjet e tyre të përditshme duhet të jenë brengat tona!
Jam i vendosur të krijoj mundësi reale këtu – punë të mira, paga të dinjitetshme, arsim cilësor dhe kujdes shëndetësor.
Bashkë me ta, dhe të tjerë plot nëpër Kosovë, mund ta bëjmë shtetin tonë një vend të jetueshëm e të begatshëm, ku familjet kosovare qëndrojnë dhe bëjnë të ardhmen që vërtetë e meritojnë!”, ka shkruar Abdixhiku./Njeshi/