5.9 C
Pec
E diel, 10 Dhjetor, 2023

Abdixhiku: Jeta dhe vepra e Afrim Bunjakut do të gdhenden në historinë e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar familjen e rreshterit të vrarë, Afrim Bunjaku, për t’i shprehur ngushëllime.

Ky subjekt politik ka shkruar në Facebook të hënën se Abdixhiku ka ngushëlluar familjen Bunjaku, duke shtuar se “jeta e vepra e tij do të jenë të gdhendura në historinë e Kosovës”.

“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka vizituar në Samadrexhë të Vushtrrisë familjen e policit të vrarë dje në veri, Afrim Bunjaku. Kryetari Abdixhiku i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit Bunjaku, duke shtuar se jeta dhe vepra e tij do të jenë të gdhendura në historinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Për rreshterin e vrarë do të mbahet një mbledhje komemorative, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...