15.1 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

Abdixhiku: Kjo marrëveshje që solli pushteti është barazim i refuzimit serb ndaj pavarësisë me vet aktin e shpalljes së pavarësisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Gjilan ku ka diskutuar me qytetarë dhe struktura të kësaj komune.

Ai tha se edhe marrëveshja e fusnotës kishte referencë interpretimin e GJND-së ndaj pavarësisë sonë, por marrëveshje që kemi pritur solli dykuptimësi statusit politik të vendit tonë.

“Madje edhe marrëveshja e fusnotës kishte referencë interpretimin e GJND-së ndaj pavarësisë sonë. Ky është një gabim historik. Ne pritem një marrëveshje për njohje, ky na solli një që i vë dykuptimësi statusit politik të vendit tonë” – tha ai.

Nga atje ai kritikoi kryeministrin për lëshim të madh më arritjen e marrëveshjes.

Ai tha se formulimi “Pa paragjykim ndaj statusit” në marrëveshjen Kurti Vuçiç është lëshimi më i madh i bërë ndonjëherë në procesin e dialogut.

“Ky formulim, në preambulë, neutral ndaj statusit, është lëshimi më i madh i bërë ndonjëherë në procesin e dialogut. Është barazim i refuzimit serb ndaj pavarësisë me vet aktin e shpalljes së pavarësisë” – tha Abdixhiku. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...