27.8 C
Pec
E martë, 18 Qershor, 2024

Abdixhiku: Kryeministri ka dështuar, z. Haradinajn e çmoj dhe vlerëso

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë në kemi një kryeministër që ka dështuar” dhe sipas tij “asgjë nuk guxon ta mbulojë këtë gjendje”.

Ai shtoi se e çmon veprimin e kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinajt, që nuk i shkoi Kurtit në darkë. Abdixhiku tha se Haradinaj e “ka kuptuar saktë se çfarë po ndodhë”.

“Tema e frikës është njëfarë ngacmimi simpatik i emocioneve të kundërshtarëve politikë, se këtu krejt jemi kundërshtarë politikë, por e mbulon të vërtetën. E vërteta është që kemi një kryeministër që ka dështuar dhe duhet mbajtur përgjegjës. Asgjë nuk guxon ta mbulojë këtë gjendje, prandaj e çmoj veprimin e z. Haradinaj, ka treguar maturi dhe mençuri në një lëvizje të tillë, sepse saktë e ka kuptuar se çfarë po ndodhë”, tha Abdixhiku /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...