23.2 C
Pec
E premte, 19 Korrik, 2024

Abdixhiku kujton të rënët e Betejës së Loxhës: Ranë për të mos vdekur kurrë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar të gjithë të rënët në Betejën e Loxhës në 26-vjetorin e vdekjes.

‘’Në këtë përvjetor të Betejës së Lavdishme të Loxhës kujtojmë dhe nderojmë heronjtë e shquar të historisë sonë, të gjithë ata që lanë gjurmë të paharrueshme duke luftuar për rrugëtimin e Kosovës që të jetë e lirë dhe e pavarur”, u shpreh Abdixhiku.

“Sot, nderojmë strategun, luftarakun, atdhetarin e madh, bashkudhëtarin si dhe njeriun e afërt të Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, Kolonel Tahir Zemaj. Po ashtu përkujtojmë dhe nderojmë Heroin Rrustem Bruçi, personalitetin e shquar të luftës për liri, juristin e aktivistin politik, komandantin e UÇK-së, e një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike në Deçan. Në Betejën e Lavdishme të Loxhës, ranë për të mos vdekur kurrë edhe heronjtë Lumni Surdulli dhe Enver Alaj, të cilët me trimërinë e pashoq treguan se ëndrrat kombëtare janë më të vlefshme se çdo gjë tjetër”.

Tutje, kreu i LDK-së tha se gjaku i derdhur për liri, në Loxhën heroike është amanet për të gjallët që të mos e harrojnë të kaluarën e përgjakur dhe të punohet fort në forcimin e idealit të të rënëve për liri./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...